Album Cover Era

Era

Mc Kresha

3

Buzëqeshjen tënde e zërin tënd

Mua mi sjell era

Shikimin tënd, buzët e tuaMi shëndrit pranvera

Më ecë ngadalë nëpër qiell sikur t′ishe zanë

Emrin tënd e degjoj n'erë, m′duket të shoh ty

Buzëqeshjen tënde e zërin tënd

Mua mi sjell era

Shikimin tënd, buzët e tua

Mi shëndrit pranvera

Më ecë ngadalë nëpër qiell sikur t'ishe zanë

Emrin tënd e degjoj n'erë, m′duket të shoh ty

Dicka që thehet edhe prapë kur t′ngjitet vrehet

Thonë vera flet t'vërtetën njerëzit shprehen zakonisht kur dehen

T′nesërmen si t'e qeli derën krejt problemet kthehen

E ti po ik si andërr, unë po t′njeku me erën

Me shpresën mos po t'preku

Po përpjekem herë pas here, po kot edhe kësaj here

Kush se thotë ni fjalë për neve

Sa ishim t′lumtun bashkë kurrë s'ju nalke goja tjerëve

E tash sillemi t'humbun gjoja se s′kishte farë vlere

Ah sa m′ka marr malli, po du me ta puth ty ballin

T'lutna mu kthy, du me kon me ty prej dytit deri me t′parin

Harro arin jetën royale, tripa t'Jul Cezarit

Ato jon sureale si ti moj zanë e malit

S′ka kërkim falje mas ndarjes bijnë lot e thahen

Kjo vendimmarrje po m'jep forcë me pranu fajin

Po du me mposht barrën se ma ka mpi krahin

Si t′ma nish mu vokallin unë e di ki m'ja nis vajit

Buzëqeshjen tënde e zërin tënd

Mua mi sjell era

Shikimin tënd, buzët e tua

Mi shëndrit pranvera

Buzëqeshjen tënde e zërin tënd

Mua mi sjell era

Shikimin tënd, buzët e tua

Mi shëndrit pranvera

Më ecë ngadalë nëpër qiell sikur t'ishe zanë

Emrin tënd e degjoj n′erë, m′duket të shoh ty

Humbja e hidhun kur ndahen 2 njerëz t'lidhun

Fundja e di unë, ndarja vjen n′heshtje, pa tinguj

Edhe jom i bindun që t'pagabueshëm s′jem t'lindun

Amo t′përmirësueshëm edhe t'ndishum, jo t'paarsyshum

U bo modë e hajde prishum

A qa po di unë, muhabet i pa-rëndësi-shum

Jom tu pi shumë, e di që je shumë larg amo jom tu t′ni shumë

Ku jon tash ata që për neve shtishin

Vetëdija po m′han mrena kur pe di që s'je e jemja

Plagët ma n′fund shërohen krejt qka mesin jon vec shenjat

Flak po m'djeget zemra, mall si zall, i vdekun i gjallë po endna

Si përrallë e gjatë me engjuj e djaj, tepër e ron′ o gjendja

S'po muj me marr vetën, me përballë me t′vërtetën

Kujtimet tretën qata kom vendos mi majt n'letër

Zemra e ngrirë, botë e ftoftë e unë po kom etje

Kur ta shoh siluetën, me rikthen buzëqeshjen

Buzëqeshjen tënde e zërin tënd

Mua mi sjell era

Shikimin tënd, buzët e tua

Mi shëndrit pranvera

Buzëqeshjen tënde e zërin tënd

Mua mi sjell era

Shikimin tënd, buzët e tua

Mi shëndrit pranvera

Më ecë ngadalë nëpër qiell sikur t'ishe zanë

Emrin tënd e degjoj n′erë, m′duket të shoh ty